Nëna shtatzënë sulmohet nga 15-vjeçarja në park teksa shëtiste fëmijët, adoleshentja e tërheq zvarrë prej flokësh

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 13:23
Nëna shtatzënë sulmohet nga 15-vjeçarja në park teksa shëtiste fëmijët, adoleshentja e tërheq zvarrë prej flokësh

Një vajzë 15-vjeçare me skuter ka sulmuar në mënyrë të egër një mama shtatzënë.

Nëna gjithashtu kishte 2 fëmijët e saj të tjerë  në karrocë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Adoleshentja iu afrua dhe e tërhoqi nga flokët.

15-vjeçarja është arrestuar nga policia në Perth, Australi pasi dyshohet se u përpoq të grabiste nënën.

37-vjeçarja ishte duke ecur në një rrugë të qetë periferike kur vajza e re iu afrua nga pas.

Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë adoleshenten duke tërhequr me dhunë nënën nga flokët.

Nëna e dëshpëruar shtrëngon karrocën e saj dhe më pas rrëzohet përtokë.

Fëmijët e saj të tmerruar bërtasin nga frika pas sulmit.

Në video, adoleshentja vazhdon ta tërheqë gruan pa pushim. Policia e Australisë Perëndimore publikoi pamjet CCTV të sulmit pas arrestimit të 15-vjeçares.

https://www.youtube.com/watch?v=NRJKoEj32ZI

(Kosova Sot Online)