Leopardi hyn në kampusin universitar, 15 të lënduar

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 17:46
Leopardi hyn në kampusin universitar, 15 të lënduar

Pasi u sulmuan nga një leopard, të paktën 15 persona u plagosën në shtetin indian të Assam, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi u konfirmua nga kanali televiziv Times of India, duke cituar policinë e shtetit.

“Leopardi kafshoi disa persona, të cilët u shtruan në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por gjithnjë e më shumë të lënduar po shtrohen në spitalin e Kolegjit Mjekësor Jorhat”, tha përfaqësuesja e spitalit shtetëror. Mes të plagosurve ka punëtorë pylli, fëmijë dhe gra.

Shumica e të plagosurve mbërritën në spital nga kampusi i Institutit të Kërkimeve të Pyjeve Tropikale, që ndodhet në periferi të qytetit të Joratit. Zyrtarët e Departamentit të Pyjeve thanë se kafsha ndoshta hyri në kampus në kërkim të ushqimit nga Sanctuari i Kafshëve të Egra që ndodhet aty pranë.

(Kosova Sot Online)