Momenti kur lopa bie nga kamioni në autostradë

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 13:53
Momenti kur lopa bie nga kamioni në autostradë

Një video ku shfaqet një lopë duke rënë në një autostradë në Britaninë e Madhe ka shkaktuar neveri në rrjet. Në video, lopa mund të shihet duke rënë dhe rrëshqitur në rrugë, duke detyruar shoferët që vijnë nga afër të frenojnë fort dhe të devijojnë për ta shmangur atë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kafsha ra pranë kryqëzimit 9 të M6 në veri-perëndim të Britanisë së Madhe.

Në fakt, policia njoftoi se ka vazhduar mbylljen e autostradës për 1.5 orë, pasi një lopë tjetër është gjetur pak më poshtë, konkretisht në një distancë prej dy miljesh nga ngjarja e regjistruar në video.


(Kosova Sot Online)