Pasi i ftoj miqtë për fejesë e zbulon se e dashura po e tradhtonte

  • A.P /
  • 11 August 2023 - 14:01
Pasi i ftoj miqtë për fejesë e zbulon se e dashura po e tradhtonte

Djali në video është Massimo Segre, kontabilist, financier dhe bankier i afërt me Carlo De Benedetti. Vajza në krah është Cristina Seymandi, një bionde 40-vjeçare, ish-bashkëpunëtore e ish-kryebashkiakut të Torinos Chiara Appendino, e cila më pas kaloi te Paolo Damilano, një kandidat i qendrës së djathtë për kryetar bashkie, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Segre dhe Seymandi janë çifti i cili prej ditës së djeshme po bën bujë në gazetat italiane, pas videos së dasmës së dështuar. Bankieri organizoi një festë me miqtë për të shpallur datën e dasmës, por zbuloi tradhtinë e të dashurës së tij.

 

Segre i dha fund romancës, gjatë ceremonisë që ishte organizuar për të qenë festa e fejesës së çiftit. Skena është filmuar nga të pranishmit, teksa ndarja ndodhi para 150 të ftuarve të çiftit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

“Dua ti dhuroj Cristinës lirinë për të dashuruar. Të dashurosh një person, një avokat të njohur që sigurisht që e do më shumë se unë. E dashur Cristina e di sa je e dashuruar si nga ana mendore ashtu dhe seksuale me atë person” tha Massimo Segre.

(Kosova Sot Online)