
Lexoni edhe:
Kjo e diel për Remzie Osmanin është ditë feste
Një kuzhinier kanadez, i njohur për aftësitë e tij me thikë, theu një rekord Guinness duke prerë 166 feta kastraveci në 30 sekonda, teksa mbante sy të lidhur.
Wallace Wong, i njohur si Chef Six Pack në TikTok, vuri në provë aftësitë e tij të prerjes për një episod të serialit televiziv italian të Rekordeve Botërore Guinness, Lo Show dei Record.
Kjo e diel për Remzie Osmanin është ditë festeLexoni edhe:
Wong mbuloi sytë dhe preu disa rripa të gjatë kastraveci të përgjysmuar në 166 feta të holla në periudhën kohore prej 30 sekondash, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Wong, i cili është shfaqur më parë në shfaqje televizive duke përfshirë Fridge Wars, Top Chef Canada dhe Chopped Canada, tha se mbijetesa e një periudhe me kancer në moshën 17-vjeçare e frymëzoi atë të kapërcejë obezitetin dhe të vendosë synime për karrierën e tij në bodybuilding dhe gatim.
“Unë gjithmonë them se kanceri ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, tha Wong për Guinness World Records. “Kur keni përjetuar mendimin dhe ndjenjën e mungesës së të nesërmes, ju e ndryshoni të gjithë mentalitetin tuaj”.