Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku vdiqën dy kosovarë

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 15:04
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku vdiqën dy kosovarë

Në tunelin e Kalimashit, dy qytetarë nga Kosova humbën jetën nga një aksident trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Milot-Morinë. 3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën, mes të cilave një autobot.

Pasojat ishin tragjike, 2 persona humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në orën 17:30.

(Kosova Sot Online)