Shikoni si 7-vjeçarit nuk i trembet syri pasi hasi në ariun e zi

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 14:05
Shikoni si 7-vjeçarit nuk i trembet syri pasi hasi në ariun e zi

Historia e djaloshit 7-vjeçar Huxley i cili në mes të ditës hasi në ariun e zi në lagjen ku ai jeton në Kanada, ka bërë xhiron e botës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet ariu duke iu afruar djaloshit, por që 7-vjeçari arrin të ruajë qetësinë dhe ta shikojë drejt në sy kafshën egër – duke mos iu trembur fare syri.

 

Për fat të mirë, vogëlushit i doli në ndihmë fqinji i cili para tërë ngjarjen dhe intervenoi për të parandaluar më të keqen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fqinji i Huxley iu afrua ariut dhe filloi t’i ngrit në ajër duart – duke e detyruar të vrapojë në drejtim të veturave, e këtë e vazhdoi derisa u fut thellë në pyll.

Reklama

E ekspertët e kafshëve të egra, rekomandojnë që nëse hasni në ndonjë ariu në rrugë – duhet t’i mbani duart lartë siç veproi edhe fqinji i vogëlushit.

Banorët e qytetit Prince George së fundmi janë “takuar” me një numër të madh të arinjve të zinj, raporton CBC Canada.

Në një bisedë për Inside Editicion, e ëma e vogëlushit, Britney tha se ndihet krenare me veprimet e të birit e në veçanti me trimërinë që e shfaqi para kafshës.

“Mendoj se në ato momente edhe të rriturit do të pushtoheshin nga paniku. Kjo nuk ndodhi me birin tim”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)