Turisti përfundon me brinjë të thyera pasi tentoi të bëjë ‘selfie’ me drerin

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 14:11
Turisti përfundon me brinjë të thyera pasi tentoi të bëjë ‘selfie’ me drerin

Sa herë që jeni rreth kafshëve të egra, është e rëndësishme të jeni vigjilent, pavarësisht sa të zbutura dhe miqësore mund të duken ato, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë më së miri e ka dëshmuar Gian Carlo Triacca, i cili shkoi me pushime në Greqi me gruan e tij, ku përjetoi një takim të pazakontë.

Gjegjësisht, ky 42-vjeçar meksikan dhe gruaja e tij ishin duke shijuar natyrën, të rrethuar nga kafshë të egra dhe në një moment një dre kurioz iu afrua nga pas.

Turisti donte të bënte një selfie me drerin, gjë që doli të ishte një ide e keqe. Dreri u përplas me të me shpejtësi rrufeje dhe e goditi me brirët e tij.

“Isha në tronditje të madhe kur ndodhi. Kisha shumë dhimbje për ditët në vijim”, kujton Gian, i cili pretendon se në sulm u thyen disa brinjë.


(Kosova Sot Online)