Momenti kur Rita Ora e prek tokën me dorë

  • A.P /
  • 27 November 2023 - 14:11
Momenti kur Rita Ora e prek tokën me dorë

Në aeroportin “Adem Jashari”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila sot ka ardhur në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sapo zbriti, Rita Ora e preku tokën dhe tha “o Zot, faleminderit”.

 

Rama publikoi një video në Facebook, ku i uroi asaj mirëdeardhjen në vendlindje.

“ Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!”, shkroi Rama.

“♥️ Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, shtoi ai.

Rama shkroi se “momente të paharrueshme na presin bashkë!”.

(Kosova Sot Online)