Arinjtë pushtojnë këtë vend

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 15:03
Arinjtë pushtojnë këtë vend

Specia e ariut të murrmë iberik të Spanjës i cili dikur ishte pothuajse i zhdukur, ka bërë një rikthim aq të fortë sa ka detyruar shtetin spanjoll të formojë një patrullë për mbrojtjen e fshatrave të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas një raporti, qeveria rajonale e Castille dhe Leon ka organizuar një patrullë për të ruajtur banorët dhe të korrat e qytetit Villablino dhe zonës përreth provincës Palencias nga arinjtë në rritje.

I maskuar dhe nën kërcënimin e armës, hajni vjedh në një zyrë 4.600 euro në Ferizaj

Theren me thikë dy persona në Prizren, rasti po hetohet

Edona James flet për kohën kur ndërroi gjininë: Nuk kam guxuar të dalë në rrugë, është ...

Një tornado ka goditur ishullin Rodos të Greqisë – vijnë detajet dhe pamjet nga atje

Shqiptohen 193 masa në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Patrulla Rangers të pajisur me radio, armë gjahu, topa gome, dhe pajisje gjurmuese, u kanë kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë kur të përballen me arinjtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tridhjetë vite më parë në Spanjë kishin mbetur vetëm 60 arinj, por sot vendi ka 400 të tillë të cilët mund të peshojnë nga 149 në 249 kilogramë dhe të jenë mbi 1.9 metra të gjatë.

“Rritja e popullsisë së arinjve dërgon në një rritje të konflikteve”, tha koordinatori i patrullës, Daniel Pinto.

Pasi të kapen, arinjtë injektohen dhe u vendoset GPS në mënyrë që të mund të gjenden lehtësisht në të ardhmen.

Deri më tani, rojet kanë kapur 12 të tillë që më pas janë liruar larg fshatrave.

Shfaqja e kësaj specie në zhdukje ka ndikuar në rritjen e turizmit, pasi ka raste që njerëzit vizitojnë vendin vetëm për të kapur pamjet e kafshëve. 


(Kosova Sot Online)