Edona Llalloshi: Skenës muzikore po i mungon më së shumti Memli Krasniqi

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 16:02
Edona Llalloshi: Skenës muzikore po i mungon më së shumti Memli Krasniqi

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi së fundi ka qenë e ftuar në emisionin "Show i së premtes me Adelina Ismailin", ku ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës dhe karrierës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në rubrikën "Preferoj", respektivisht në pyetjen e Adelines: Cili këngëtar po i mungon më së shumti skenës muzikore?

Edona Llalloshi në mesin emrave të njohur si: Ferki Shala TNT, Armend Regjepagiqi, Aida Baraku, Ardit Gjebrea e Memli Krasniqi, ka zgjedhur këtë të fundit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përfundimisht sipas Edonës: Memli Krasniqi aktualisht kryetar i PDK-së  po i mungon më së shumti skenës muzikore.

(Kosova Sot Online)