Ja pse Kurti u takua me Qumilin në prag të fushatës zgjedhore
VV, në qytetin e Gjakovës e nisën serinë e takimeve me qytetarë për të shpalosur të arriturat e Qeverisë Kurti përgjatë 4 viteve mandat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
‘’Gjakova dhe qytetarët e saj lanë gjurmë në çdo etapë ngjarjesh dhe periudhë procesesh kombëtare. Ishin e janë pjesë e rrugëtimit për ndryshim dhe zhvillim që filloi katër vjet më parë. E ne ishim sot atje për t’i falënderuar për mbështetjen dhe për të diskutuar rreth rezultateve që kemi arritur së bashku. Shumë punë janë përfunduar për këto katër vjet, shumë projekte rrugës drejt përfundimit e edhe më shumë na presin në të ardhmen’’, tha Kryeministri Kurti.
Në takimin e parë në Gjakovë prezantuan ministrat Hekuran Murati, Artane Rizvanolli, Ejup Maqedonci, Arbërie Nagavci e Hajrulla Çeku.
Me këtë rast Kurti ka takuar edhe humoristin lokal Qumilin.
(Kosova Sot Online)