Broja 'selam' Gjestit: Të presim me fitore, loja ka puls

  • A.P /
  • 22 March 2025 - 10:28
Broja 'selam' Gjestit: Të presim me fitore, loja ka puls

Banorët e Big Brother VIP Albania u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet.

Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria”.

Gjesti e falënderoi dhe e përshëndeti futbollistin, duke e vlerësuar mesazhin si një surprizë të këndshme.


(Kosova Sot Online)