Emocionale, pret vajzën e tij gjatë lindjes (Video)
Martin Boyce ka publikuar një video mjaft emocionuese.
Ai u detyrua të ‘asistonte’ në lindjen e fëmijës së tij, duke ndihmuar të fejuarën, të cilën pasi e kanë kapur dhimbjet e lindjes është detyruar të lindte në shtëpi.
Kamera e tij ka qenë e ndezur gjatë këtij momenti dhe në video shihet qartë gëzimi i Martin pasi vjen në jetë vajza e tij.
Çifti u kapën në befasi në orët e para të mëngjesit, kur Holly zgjoi Martin dhe i thotë se mendon se fëmija po lindte tashmë.
Momenti më i rëndësishëm në jetën e çiftit është memorizuar në kamerën e Martin, duke treguar një video tejet emocionale.
(Kosova Sot)