
Deputeti i VV-së Kraki godet PDK-në, LDK-në dhe AAK-në: Kosova është qeverisur nga bandat politike

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, e quajti Kosovën “shtet bandit”, para se LVV të vijë në pushtet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kraki i quajti mediat si ‘shërbyese të bandave dhe kundër interesave të Kosovës shtet”.
“Në kuptimin politik, Kosova është qeverisur nga bandat politike që kanë mundësu kanë kriju media kriminale që i kanë shërby bandave edhe sot funksionojnë e punojnë ditë e natë kundër intereseva të Kosovës shtet”, tha ai.
(Kosova Sot Online)