Mihrija më fustan të njejtë si para 25 viteve (Foto/video)

  • 25 May 2016 - 17:23
Mihrija më fustan të njejtë si para 25 viteve (Foto/video)

Këngëtarja Mihrije Braha mbrëmë ka qenë e ftuar në një emision televiziv me temën ‘Noslatgji’.

Ajo në këtë emision ka përzgjedur që të këndojë këngën ‘Ta fala zemrën’ këngë kjo e kënduar nga këngëtarja para 25 vitesh.

Por, ajo që ka lënë me gojë hapur të gjithë ka qenë se përpos këngës që Mihrija ka risjellur, ajo ka veshur po të njejtin fustan që e kishte veshur para 25 vitesh.

Madje edhe sot pas 25 vitesh ajo ka arritur t’i ruaj linjat e saj trupore pasi që fustani i bie tamam sikur atëherë.

(Kosova Sot)