Këngët “hit” shqiptare të Bleonës tashmë në iTunes

  • 29 July 2016 - 18:22
Këngët “hit” shqiptare të Bleonës tashmë në iTunes

Pas kërkesave të shumta nga fansat për të ridëgjuar edhe njëherë këngët e saj hit shqip, Bleona Qereti ka vendosur që ti përmbledhë ato në një album të cilin e ka titulluar “Greatest hits albanian”.

Lajmin e ka konfirmuar për Opinion.al vetë pop stari shqiptar, e cila ka thënë se këngët e saj tashmë fansat kanë mundësi ti dëgjojnë në Spotify, Amazon dhe iTunes.

Bleona Qereti ka krijuar tetë albume në shqip dhe shumë nga këngët e saj, ndonëse ka kaluar shumë kohë mbeten akoma në memorien e njerëzve.

(Kosova Sot)