E bën edhe këtë Bebe Rexha, arrin suksesin më të madh në karrierë (Foto)

  • 26 August 2016 - 09:00
E bën edhe këtë Bebe Rexha, arrin suksesin më të madh në karrierë (Foto)

Këngëtarja nga Kosova Bebe Rexha, ka arritur edhe një sukses në arenën ndërkombëtare pas paraqitjeve të njëpasnjëshme në shout amerikan dhe koncerteve anembanë botës.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të televizionit më të madh në botë MTV, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Ëndrra po më bëhet realitet. Do të paraqitem në MTV-VMA të dielën në qytetin tim të lindjes në Madison Square Garden (New York)”, ka shkruar Bebe në Instagram.

(Kosova Sot)