Aktorja thyen heshtjen (Foto)
Aktorja Isla Fisher u është rikthyer intervistave, pasi kishte hequr dorë nga një gjë e tillë, pas presionit që i ishte bërë për jetën private
Ajo zakonisht e mban shumë sekrete jetën e saj private, duke dashur të mos i implikojë mediet. Megjithatë, në një intervistë të dhënë për revistën “Elle”, aktorja Isla Fisher ka folur për martesën e saj me aktorin Sacha Baron Cohen, rolin e saj si nënë e tre fëmijëve si dhe për përparësinë që ka në zgjedhjen e filmave dhe roleve të cilat dëshiron t’i luajë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“Mendoj se mund t’i kesh të gjitha, mirëpo mendoj që nuk duhet t’i kërkosh të gjitha”, ka thënë aktorja. “Nganjëherë, thjesht dua të fle, ndonëse e di se për t’i arritur objektivat duhet të punosh shumë”.
Diskutimi i saj i shkurtër me gazetarët e revistës ka ardhur dy muaj pasi që ajo i ka ndalur intervistat televizive për shkak të pyetjeve të shumta që i ishin bërë për bashkëshortin e saj.
“Ai nuk është në këtë intervistë. Nuk dua të flasim për jetën tonë private”, ka thënë ajo.
Isla për ballinën e revistë kishte përzgjedhur një fustan shumëngjyrësh, me ngjyra të ndezura, që i ndihmonte të reflektonte pranverë, ndonëse jemi pranë vjeshtës.
(Kosova Sot)