Jessie J operohet për herë të dytë
Këngëtarja Jessie J i është nënshtruar një operacioni ditë më parë, e tani ka bërë një operacion të dytë.
Ajo ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram se nuk është mirë dhe se do të mungojë për shkak të operacionit të dytë që e ka bërë, transmeton Kosova Sot.
Mirëpo, këngëtarja nuk ka dashur që të japë detaje në lidhje me sëmundjen që ka.
Ajo ka falëndëruar fansat për mbështetjen dhe ka kërkuar që të luten për të.
(Kosova Sot)