Ja kush është i dashuri i ri i Miranda Kerr-it (Foto)
Miranda Kerr ka gjetur sërish dashurinë. Këtë herë bëhet fjalë për miliarderin Evan Spiegel, bashkëthemeluesin e aplikacionit “Snapchat”.
Lajmi bëhet i ditur nga amerikanja “US Weekly”, sipas së cilës, supermodelja 32 – vjeçare u pa shumë pranë me 25 – vjeçarin në një restorant në Venecia.
Një burim i tha revistës se Kerr dhe Spiegel ishin ulur shumë pranë dhe po putheshin. Po sipas këtij burimi, ata dukeshin tepër të dashuruar.
Spiegel sëfundmi u shpall miliarderi më i ri në botë nga prestigjozja “Forbes”. Nga ana e saj, Kerr nuk është parë me dikë që prej ndarjes nga aktori Orlando Bloom, në vitin 2013.