Kur veshja dhe stili kanë “gojë”
Irina Shayk, ylli midis yjeve
Ishte një nga netët më me shkëlqim në kalendarin e “Cannes Film Festival”, duke tërhequr emrat më të mëdhenj nga e mbarë bota. Fytyrat më të njohura kanë arritur te “amfAR's 24th Cinema Against AIDS Gala”, mbajtur te “Hotel du Cap-Eden-Roc”, trasmeton gazeta Kosova Sot
Për një ton me famë, aty ishte edhe nëna e re Irina Shayk, 31 vjeçe, që ka theksuar dekoltenë e saj, derisa ishte fotografuar pranë yjeve Izabel Goulart, 32, dhe Lara Stone, 33 vjeçe, që ishin veshur për lakmi. Bukuroshja ruse shkëlqeu me dekoltenë e saj dhe trupin pas lindjes së fëmijës, veshur me fustanin e gjatë nga shtëpia e modës “Prada”, që ia kishte theksuar fort linjat. Fustani kishte treguar asetet e saj, derisa ajo po depërtonte brenda, kurse fytyra e saj dukej shumë e freskët dhe lejoi që për të të fliste vetëm veshja dhe stili.
(Kosova Sot)