Nervoze, pas seksit! (Foto)
Nicole Kidman tregon se kishte ndier një zemërim të madh, pasi kishte bërë njërën prej skenave më të nxehta të seksit në TV. Shumica e aktorëve simulojnë seksin në skenë. Pra, nuk e bëjnë atë përnjëmend! Edhe pse ka përjashtime, por për këtë temë, njëherë tjetër, transmeton gazeta Kosova Sot.
Tani, aktorja Nicole Kidman tregon se, skena e seksit që kishte bërë për filmin TV "Big Little Lies" kishte qenë aq reale, saqë me të vërtetë i ishin shkaktuar mavijosje në trup, meqë bëhej fjalë për një skenë të dhunshme të seksit. Aktorja 49- vjeçare australiane tregon se zemërimi i saj ishte aq i madh, saqë kur kishte shkuar në shtëpi, kishte marrë një gur dhe e kishte thyer një derë të xhamit. E, pse e zemëruar?! Këtë nuk e thotë!
(Kosova Sot)