E bukur në lara-lara

  • 24 July 2017 - 20:54
E bukur në lara-lara

Së fundmi ajo është kthyer në shtëpinë e saj, në Los Anxhelos, pasi bashkë me shoqen e saj, Bella Hadid, kishin përjetuar një udhëtim në Evropë, shkruan gazeta Kosova Sot. Kësaj radhe, bukuroshja Kendall Jenner kishte dalë e vetme për një ditë në Hollivudin Perëndimor, e veshur me një dukje plot me ngjyra. Modelja e bukur 21-vjeçare, pantallonat e saj i kishte kombinuar me një bluzë me grafite, derisa me vete kishte një çantë pink dhe një palë çizme që po shkëlqenin. Bukuroshja e pistave kishte zgjedhur një palë çizme të bardha, derisa bluza e saj kishte ekspozuar njërin nga kraharorët. Flokun e kishte lënë të lirë dhe të ndarë në mes, derisa sytë po i mbronte me një palë syze dielli.

(Kosova Sot)