Thyhet heshtja

  • 17 August 2017 - 20:36
Thyhet heshtja

Taylor Swift ka thyer heshtjen e saj në "Tumblr", krahas gjykimit dramatik kundër David Mueller, shkruan gazeta Kosova Sot. Bukuroshja 27 vjeçe ishte parë teksa kishte pëlqyer një postim në betejën e saj legale në lidhje me sajtin, derisa disa muaj ishte joaktive. Aktiviteti i saj nëpër rrjetet shoqërore vjen pasi këngëtarja e muzikës kantri e mposhti Muellerin në gjyq - me një gjyqtar që hodhi padinë e tij prej 3 milionë dollarë dhe juristët e gjetën atë fajtor për sulm. Taylor u shfaq në mënyrë sporadike në "Twitter" dhe në "Instagram" gjatë rastit, por nuk i ishte drejtuar gjyqit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sido që të jetë, pas disa muajsh heshtje, ylli i hitit "Our Song" përfundimisht është kthyer në "Tumblr" - dhe kishte postuar në lidhje me betejën kundër David Mueller, i cili u gjend fajtor pasi e kishte sulmuar atë në vitin 2013.

(Kosova Sot)