Frikë nga Zoti

  • 22 August 2017 - 08:24
Frikë nga Zoti

Hailey Baldwin shkon në kishë me mikun e ish dashnorit. Ajo u kënaq me një dashuri të shpejtë me Justin Bieber, në fillim të muajve të vitit 2016. Dhe kështu, Hailey Baldwin, 20 vjeçe, ia kishte mësyrë kishës me mikun e hitit "Despacito", me Pastorin Carl Lentz në NjuJork. Duke treguar shijen e saj, bukuroshja kishte veshur një bluzë me sloganin 'Fear Of God', të cilën e kishte të shkruar në gjoks me shkronja të mëdha. E bija e yllit të Hollivudit Stephen Baldwin, ka theksuar paksa linjat e saj prej një modeles në bluzën, të cilën më pas e kishte kombinuar me një palë xhinse të grisura. Bukuroshja e lindur në Amerikë flokun e kishte në një bishtalec, duke treguar fytyrën e saj të pastër.

(Kosova Sot)