Çenari në ‘muajin e mjaltit’ me modelen shqiptare (Foto)

  • 04 August 2015 - 21:39
Çenari në ‘muajin e mjaltit’ me modelen shqiptare (Foto)

Duket se çifti i ri i në shtetin turk po mundohet t’iu shmanget paparacëve.

Bëhet fjalë për aktorin turk, Tolgahan Sayisman dhe modeles shqiptare, Almeda Abazi, të cilët ditë më parë u kapen duke u puthur pranë bregdetit turk.

Por, siç duket aktori më mirë i njohur në Kosovë si Çenari, ka vendosur që romancën me Abazin ta vazhdoj në shtetin amerikan dhe larg kamerave, transmeton Telegrafi.

Në fakt, aktori dhe modelja shqiptare kanë publikuar ndaras fotografi nga Amerika në llogaritë e tyre personale të rrjeteve sociale.

Por, ajo që bije në sy është vend-qëndrimi (check in) i njëjti i çiftit, ai Hermosa Beach të Los Angelesit, i cili na bën të aludojmë se Sayisman dhe Almeda janë duke e shijuar “muajin e mjaltit”. 

tolga almeda 2

Tolga Almeda