“Youtube” i jep dhuratë Flor Mumajesit, kantautori: Me vonesë, por ska gjë

  • 09 March 2018 - 14:13
“Youtube” i jep dhuratë Flor Mumajesit, kantautori: Me vonesë, por ska gjë

Suksesi i këngëtarëve në momentet që flasim po matet nëpërmjet klikimeve që arrijnë në kanalin botëror ‘Youtube’. Pavarësisht se është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të njohur të Shqipërisë dhe këngët e tij kanë miliona klikime, Flori Mumajesi vetëm ditën e sotme ka arritur të marrë një shpërblim simbolik nga ‘Youtube’.

“Pak me vonesë, po s’ka gjë. Më mirë vonë se kurrë”, -ka shkruar Flori në një foto të publikuar në ‘InstaStory’. Ai mori dhuratë kornizën simbolike ‘Gold play button’ për më shumë se 100.000 ndjekës në kanalin e tij ‘Vevo’. Tashmë Flori është pranë arritjes së radhës, asaj të 200.000 ndjekësve.

Image

 

(Kosova Sot)