Biletat e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë shumë shpejt në shitje, por ja sa do të kushtojnë ato

  • 20 March 2018 - 09:13
Biletat e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë shumë shpejt në shitje, por ja sa do të kushtojnë ato

Përpara pak javësh Dua Lipa ka njoftuar se në 10 gusht do të jetë në Prishtinë për të performuar, duke qenë se do të nisë turneun e saj muzikor në Europë.

Për këtë arsye edhe interesimi nga fansat e saj shqiptar ka qenë i madh. Megjithatë edhe pse pak nga pak muajt e verës po afrojnë, Dua nuk ka bërë ende të ditur se sa do të kushtojnë biletat dhe në çfarë kohe do të fillojë shitja e tyre. Për këtë gjë i ftuar në emisionin ‘NIN’ ka folur vetë babai i saj, Dukagjin Lipa. Ai ka thënë se biletat do të dalin në shitje në fund të marsit dhe çmimet e tyre do të jenë në përputhje me standardet e jetesës së qytetarëve kosovarë. Përveç Dua Lipës në këtë turne muzikor do të marrë pjesë edhe këngëtari tjetër shqiptar me famë ndërkombëtare, Albert Stanaj. 

(Kosova Sot)