Djali i Majk feston ditëlindjen e parë, nëna e tij bën urimin e veçantë

  • 19 May 2018 - 11:09
Djali i Majk feston ditëlindjen e parë, nëna e tij bën urimin e veçantë

Një vit më parë, repri Majk u bë baba për herë të parë. Djali i tij, Roan, erdhi në jetë dhe kjo duhet të jetë një nga ditët më të rëndësishme në jetën e reperit. Megjithatë Majk dhe nëna e Roan, vazhdojnë jetën të ndarë nga njëri-tjetri dhe për momentin vogëlushi jeton vetëm me të ëmën.

Në këtë 1-vjetor të lindjes së tij nuk mund të mungonte urimi dhe nga Majlinda. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të Roan dhe ka bërë një urim shumë special. “Ty që do të kushtojë një jetë. Gëzuar ditëlindjen e parë të urojë shëndet, fëmijëri të lumtur, fat dhe shumë suksese në jetë! Të do mami shumë lumturia ime”, – ka shkruar Majlinda bashkangjitur fotografisë shumë të ëmbël të vogëlushit. Ndërsa Majk nuk ka bërë ende asnjë urim për të voglin e tij. Megjithatë me siguri ai duhet të jetë duke menduar për dhuratën, duke qenë se dhe në intervista të mëparshme ka treguar se gjithmonë mendon se çfarë duhet t’i blejë Roanit. 

(Kosova Sot)Image