“Kjo nuk ishte e rastësishme”, familja e reperit XXXTentacion beson se ai është vrarë qëllimisht

  • 20 June 2018 - 09:55
“Kjo nuk ishte e rastësishme”, familja e reperit XXXTentacion beson se ai është vrarë qëllimisht

Reperi XXXTentacion u qëllua për vdekje ditën e hënë, në moshën 20 vjeçare, teksa po dilte nga një dyqan i shitjes së pjesëve për motor.

Autoritetet pretendojnë se ai ishte viktimë e një vjedhjeje, që kishtë shkuar keq duke përfunduar pastaj në  tragjedi, por familja e tij beson se ai u vra qëllimisht.

 “Kjo nuk është rastësi”, kishte thënë njëri nga burimet e afërta familjare, përcjellë Kosova Sot.

Policët aktualisht janë në kërkim të dy personave afro-amerikanë, që kishin qenë shumë pranë vendit të ngjarjes kur krimi kishte ndodhur.

Image

Në makinën e  viktimës, pak para vdekjes ishte vjedhur edhe një çantë Louis Vuitton, por, familja e reperit nuk po e blenë teorinë e policisë, sipas një raporti të ri.

Image

Vdekja e Jahseh Dwayne Onfrey i njohur si XXXTentacion,ishte tronditëse për të gjithë ndërkohë që rrethanat dhe mënyra se si ka vdekur po cilësohen si tejet të dyshimta.

(Kosova Sot)

Image