Vesa Luma na zbulonin pasionin e saj, një mënyrë speciale për të mbajtur trupin në formë

  • 24 June 2018 - 11:53
Vesa Luma na zbulonin pasionin e saj, një mënyrë speciale për të mbajtur trupin në formë

Përgjithësisht nënat e njohura shqiptare për të mbajtur trupin në formë i kemi parë duke shkuar në palestër dhe duke u ushtruar intensivisht. Por njëra prej tyre paska një pasion shumë të veçantë, ndryshe nga të tjerat. Bëhet fjalë për Vesa Lumën, e cila ka zbuluar se boksi është një ndër pasionet e saj ose një ndër mënyrat për të mbajtur trupin në formë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ video nga një qendër boksi në Australi dhe ku duket se pjesa më e madhe e atyre që stërviten janë femra.

Image



 

Image


Ndër vite boksi është cilësuar si një sport meshkujsh, por tashmë duket se praktikohet shumë edhe nga femrat dhe nuk ka më rregulla strikte. Për më tepër Vesa duket se e ka marrë shumë seriozisht stërvitjen në boks aq sa ka dëmtuar edhe dorën. Megjithatë me siguri Vesa duhet të ketë gjetur një nga metodat më të mira jo vetëm për shëndetin e trupit, por edhe për të çliruar të gjitha energjitë negative.

(Kosova Sot)