“Nuk u ngopëm me ty”, Barbana Dini kujton vëllain në ditën e lindjes

  • 15 October 2018 - 10:20
“Nuk u ngopëm me ty”, Barbana Dini kujton vëllain në ditën e lindjes

Këngëtarja e njohur Barbana Dini ka publikuar një foto të vëllait të saj të ndjerë, këngëtarit Ergi Dini. Sot kur ai do të mbushte 24 vjeç ajo shkruan pak fjalë për ta kujtuar dhe për të shprehur gjithçka ndjen. “Çdo vit mezi prisja orën 00:00 të kësaj nate për të të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24-ët! Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem” nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë, por edhe dhimbja më e madhe…nuk u ngopëm me ty! Ke qenë, je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tënde Ergi…”,-shkruan këngëtarja.

 

Kujtojmë se Ergi humbi jetën 2 vite më parë në një aksident me motor

(Kosova Sot)