Ankthi pas ndarjes i prish punë Ariana Grandes

  • 17 October 2018 - 10:10
Ankthi pas ndarjes i prish punë Ariana Grandes

Pasi lajmi i ndarjes së Ariana Grande dhe Pete Davidson u përhap në të gjithë botën, të gjithë kanë pritur një reagim nga këngëtarja e shumë hiteve. Burime për ‘Daily Mail’ kanë zbuluar se bukuroshja e ekranit po kalon një periudhë shumë të vështirë, madje nuk ka mundur të shkojë në provat e muzikalit ku po merr pjesë së fundmi. Vet këngëtarja ka publikuar një foto në ‘InstaStory’ ku shkruan: “Nuk mund ta besoj që për pak e lash ankthin të ma shkatërronte këtë sot! As sot, as nesër, asnjëherë! Do këndoj me zemër dhe do jem një anije që lundron plot dashuri”. Ariana e ka pranuar që ankthin nuk po e lejon të punojë e qetë, por nuk ka ndërmend të dorëzohet.

 



(Kosova Sot)