Dragoi i artë

  • 22 October 2018 - 08:27
Dragoi i artë

 Heidi Klum ekspozon stilin e saj për mbrëmjen e fëmijëve

Ajo nuk ka turp kur bëhet fjalë për ekspozimin e fizikut të saj prej modeles. Prandaj, edhe nuk kishte arsye për t'u befasuar kur Heidi Klum ka theksuar pak nga lëkura e saj kur eci në tepihun e kuq për mbrëmjen "Children's Hospital 'From Paris With Love". Bukuroshja 45 vjeçe nga "Project Runway" pa kurrfarë dyshimi kishte bërë që të gjithë ta shikojnë me ëndje, e veshur me një fustan sateni, që kishte për zbukurim detajin e dragoit të artë. Veshja kishte një ndarje të thellë në anën e majtë, duke shfaqur këmbët e saj. Një palë taka të zeza kishin përcjellë veshjen e saj. Flokun e saj të verdhë e kishte ndarë në mes derisa efekti "smokey eye" ishte theksuar fort.