Taylor Swift feston ditëlindjen

  • 14 December 2018 - 15:54
Taylor Swift feston ditëlindjen

Taylor Swift i ka falënderuar të gjithë fansat e saj për urimet që ia kanë bërë me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të. Këngëtarja, e cila ditëlindjen e festoi më 13 dhjetor, tregoi edhe se turneu i saj "Reputation" do të transmetohet si filmkoncert në "Netflix" më 31 dhjetor.

Ajo me këtë rast ka publikuar një incizim të shkurtër, të asaj që shikuesit do ta kenë rastin ta shohin në tërësi natën e ndërrimit të motmoteve. Turneu shtatë muajsh i Swiftit kishte filluar në Arizona në maj dhe shëtiti tërë botën, duke përfshirë edhe qytetet si Londër, Mançester dhe Dublin. Turneu i saj mbaroi në Tokio, në nëntor.

 

(Kosova Sot)