E gatshme për pistë

  • 19 December 2018 - 15:12
E gatshme për pistë

 Martha Hunt, e tëra në të zeza në Tribeka Martha Hunt ishte dalluar shumë nga pjesa tjetër e turmës derisa ditën e hënë ishte parë teksa po ecte përmes Menhetenit, më saktësisht në Tribeka, rrugë kjo që e kishte bërë të dukej thuajse ishte pista e saj personale. Modelja e modës, 29 vjeçe, e tëra ishte veshur në të zeza, derisa mbathur kishte një palë çizme të gjata prej lëkure. Martha u shfaq te brendi i "Victoria's Secret" në pistën e madhe që u mbajt në muajin nëntor. Zëdhënësja e "Free People" ishte veshur me një pallto të zezë që ishte e tkurrur në bel me një rrip prej lëkure. Pos çizmeve, përmes kraharorit të saj kishte dhe një çantë "Hunting Season", flokun e saj të artë e kishte rregulluar drejt derisa era po e përplaste flokun e saj në të gjitha anët.

(Kosova Sot)