Hera e parë

  • 19 February 2019 - 08:11
Hera e parë

Bella Hadid, në paraqitjen e saj të parë mbante një lule në dorë ku shkruante 'E lumtur të jem këtu'

Bella Hadid është një nga modelet më të kërkuara në industri -e kjo do të thotë se ecën në shumë pista të modës për secilin sezon, shumicën prej tyre përkrah motrës së saj, Gigi. Pista e parë ndonjëherë e bukuroshes 22 vjeçe? "Desigual". Ajo ka ecur për brendin spanjoll në pranverë të ngjarjes së 15-të "New York Fashion Week" në shtator 2014.

Ambasadorja e "Nike" ishte shfaqur në dy dukje në shfaqjen e parë. E para ishte në fustan të verdhë me të bardhë, që ishte kombinuar me një palë sandale të kaltra dhe të verdha. Dukja ishte kompletuar me një lule në dorë, ku shkruante "E lumtur të jem këtu". Më pas ajo dhuroi një dukje me triko me pantallona kombinues dhe një palë sandale pink. 

(Kosova Sot)