Kim Kardashian me motrën në Kalabasas

  • 22 March 2019 - 15:26
Kim Kardashian me motrën në Kalabasas

Motrat Kardashian, Kim dhe Kourtney, janë parë në Kaliforninë jugore e cila rëndom është gjithnjë me diell, edhe pse foton e kanë shoqëruar me mbishkrimin “bie borë në Kalabasas’

Edhe pse zyrtarisht pranvera sapo ka filluar, duket se Kim Kardashianit tani i ka ra ‘zhetoni’ i dimrit, meqë është parë e veshur e tëra në të bardhë (ngjyra e borës), derisa kishte dalë bashkë me motrën Kourtney Kardashian, në Kalabasas të Kalifornisë.

Kim me krenari reklamonte vijat e trupit të saj, të cilat i kishte theksuar me anë të pantallonave të bardhë, me xhaketë të po të njëjtës ngjyrë dhe me taka të larta. Edhe pse me veshje më modeste, hiç rrugën për nga pamja seksi Kimit nuk ia lëshonte as e motra, Kourtney, 39 vjeçe.

(Kosova Sot)