Ishareti i Rita-s

  • 25 March 2019 - 08:54
Ishareti i Rita-s

Rita Ora ka trajtuar 14.6 milionë ndjekësit e saj në 'Instagram" me një set fotosh të bëra të shtunën mbrëma. E freskët nga Dubai, ku kishte pushtuar skenën krahas shumë yjeve tjera nga bota për gala mbrëmjen "Global Teacher Prize", bukuroshja 28 vjeçe në llogarinë e saj në "Instagram" ka shpërndarë një kolazh spektakolar me nëntë foto që bien fort në sy.

Në një foto të veçantë, që kishte rënë në sy, bukuroshja e hitit "Hot Right Now" ia kishte hedhur syrin hiq më pak se legjendës së Hollivudit, aktorit Hugh Jackman. Që të dy ishin takuar në prapaskenë dhe u duk se po kalojnë mirë derisa kishin bërë një foto, duke rrezatuar me buzëqeshjen e tyre dhe duke shpërndarë përreth energjinë pozitive.

(Kosova Sot)