Motrat Istrefi vijnë me duet, zbulohen detajet

  • 03 April 2019 - 14:48
Motrat Istrefi vijnë me duet, zbulohen detajet

Era Istrefi e ka bërë të ditur datën e lansimit të bashkëpunimit me Norën.

Ka ditë që Nora Istrefi dhe motra e saj Era e kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

E ishte Era ajo e cila ka zgjedhur më në fund që ta zbuloj datën e publikimit të këngës e cila pritet që të vijë e realizuar edhe me videoklip.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në të cilën shihet mbi një veturë super luksoze.

Si mbishkrim në fotografi, Era e ka publikuar datën e publikimit të këngën e që do të ndodhë më 19 prill. Ndryshe të dyja motrat po shijojnë sukseset e projekteve të mëhershme.

Image

(Kosova Sot)