Fustanin me lule
Scarlett Johansson me të vërtetë shkëlqen derisa shihet e veshur me veshje me dizajn lulesh
Të mërkurën kaloi kohën duke biseduar me fansat në lidhje me eventin “Avengers: Endgame”. Dhe, duke vazhduar turneun e saj promocional të këtij filmi, Scarlett Johansson bëri një paraqitje ‘chic’ në eventin ‘photocall’ të filmit, të organizuar në hotelin “Corinthia”.
Aktorja 34- vjeçare, e cila luan si Vejusha e zezë (Black Widow) në këtë franshizë të njohur, nuk përtonte të pozonte aspak në Londër, të enjten në mëngjes.
Ajo kishte një veshje me dizajnë lulesh, e cila vinte në pah asetet kryesore të saj. Me këtë rast, ajo ishte përcaktuar për një grim dramatik, duke përfshirë edhe një “smokey-eye”.
(Kosova Sot)