VIP-at shqiptarë solidarizohen me gjithë botën, kujtojnë me trishtim vizitën e fundit në katedralen e Notre Dame

  • 16 April 2019 - 11:45
VIP-at shqiptarë solidarizohen me gjithë botën, kujtojnë me trishtim vizitën e fundit në katedralen e Notre Dame

Mbrëmjen e djeshme katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame, u përfshi nga flakët për shkaqe ende të panjohura.

Për 9 orë me radhë shërbimet zjarrfikëse të Francës luftuan me flakët, deri sa arritën t’i shuanin, por nuk mundën të shpëtonin çatinë e katedrales. Një ngjarje e tillë u cilësua si tragjike, për shkak të trashëgimisë kulturore dhe historisë që vetë Notre Dame mban.

Për orë të tëra e gjithë bota u bë bashkë, për t’u lutur për shpëtimin e një vepre me vlera të tilla.

Edhe personazhet e njohur shqiptarë u solidarizuan me gjithë botën, duke reaguar në rrjete sociale dhe kujtuar me trishtim vizitën e fundit në katedralen e Notre Dame.

Megjithatë presidenti i Francës Macron premtoi se katedralja do të rindërtohet, për të fituar sërish pjesët e humbura të saj.

Ditën e sotme pasi zjarri u vu nën kontroll, autoritetet franceze dhanë lajmin e mirë se konstruksioni prej guri dhe një pjesë e mirë e veprave artistike kanë shpëtuar nga flakët.

(Kosova Sot)