Habitja me yllin

  • 17 April 2019 - 09:02
Habitja me yllin

Gigi Hadid është tallur nga adhurues të 'habitur' pasi kishte shpërndarë një foto të saj teksa po konsumonte "McDonald" kur ishte në festivalin "Coachella", e fotoja ka bërë xhiron përmes llogarisë së saj në 'Instagram'.

Adhuruesit kanë vërejtur se bukuroshja 23 vjeçe po hante të njëjtin çips në të dyja fotot që i kishte shpërndarë, duke sugjeruar se ajo në fakt nuk e kishte ngrënë ushqimin.

Të tjerët e kishin akuzuar se nuk po bën gjë me të hollat, duke thënë se është përgjegjësi e saj mos të promovojë ushqimin që çon nga mbipesha.

Ata kishin shkruar: '@gigihadid vërtetë s'e kuptoj përse do ta promovojë 'McDonalds'-in. Me siguri jo për të holla' . Një tjetër kishte shkruar: 'E di se nuk i ke ngrënë ata çipsa'.

(Kosova Sot)