Top-modelet e "Instagram"-it që duhet ndjekur sivjet

  • 18 April 2019 - 11:55
Top-modelet e

"Instagram"-i është një platformë shoqërore. Fotot nga kjo platformë kanë ndryshuar industrinë e modelimit. Është vend i përsosur për zbulimin e talenteve. Në vijim ju sjellim disa nga modelet më të njohura që ia vlen t'i ndiqni në 'Instagram' 

Image
KENDALL JENNER - @KENDALLJENNER

Në majën e kësaj liste është motra e bukurosheve Kardashian; Kendall Jenner. Pos se ka emër si pjesë e klanit Kardashian, Kendall po ashtu ka bërë emër përmes industrisë së modelimit. Ishte vetëm 14 vjeç kur kishte nënshkruar për "Wilhelmina Models" dhe ka marrë pjesë nëpër fushata, përfshirë "Chanel", "Marc Jacobs" dhe "Dolce & Gabbana". Ndjekës: 96.9 milionë.

Image
CARA DELEVIGNE - @CARADELEVINGNE

Cara karrierën e saj në modelizëm e ka filluar në vitin 2002 kur ishte vetëm në moshën e saj dhjetë vjeçe. Që atëherë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë, aktrim dhe modelizëm, duke punuar me brendët si "Burberry' dhe "Vogue". Ajo po ashtu ka fituar edhe çmimin 'Model of the Year', më 2012 dhe 2014 te "British Fashion Awards". Ndjekës: 41.4 milionë.

Image
GIGI HADID - @GIGIHADID

 Kur bukuroshja Gigi Hadid ishte vetëm dy vjeçe, ajo kishte shfrytëzuar mundësinë e saj të parë si modele për veshjet "Baby Guess". Gjatë karrierës së saj si modele, famën e ka gjetur përmes "Instagram"-it derisa është shndërruar si një nga modelet më popullore në "Instagram". Ndjekës: 43.9 milionë

 

 

Image
BELLA HADID - @BELLAHADID

Bella Hadid është e reja nga motrat Hadid, porse kjo nuk do të thotë se ka mbetur në hijen e motrës së madhe. Ajo shpesh është përdorur në brendët me ndikim në "Instagram"dhe ka punuar në shumë fushata për platformën në "Instagram", përfshirë brendët "Ralph Lauren" dhe "Michael Kors". Ndjekës: 20.6 milionë.

Image
EMILY RATAJKOWSKI - @EMRATA

 Emily Ratajkowski njihet mirë si një nga modelet më popullore të botës në "Instagram". Karriera e saj në modelizëm vërtet ka arritur qiellin kur u shfaq në videon muzikore të Robin Thicke-s, me titull 'Blurred Lines', më 2013. Në pesë vjetët e fundit, ajo ka punuar me shumë brendë si pjesë e programit në "Instagram" dhe ka ecur nëpër pistat si "Fashion Week" nëpër krejt botën. Ndjekës: 20.1 milionë

Image
HAILEY BALDWIN - @HAILEYBALDWIN

 Hailey Baldwin është një nga modelet më me ndikim në botë, si në "Instagram" po ashtu edhe nëpër pistat e modës. Në moshën e saj 21 vjeçe, Hailey tashmë ka arritur shumë në modelizëm dhe ka punuar me shumë emra me famë dhe është paraqitur në ballinat e revistave, si "Pretty Little Thing' dhe "Teen Vogue' dhe revistën "Vogue". Ndjekës: 15.1 milionë. 

(Kosova Sot)