Anakonda

  • 23 April 2019 - 08:33
Anakonda

Kim Kardashian me foto bombastike nga Bali

Ajo porsa ka filluar pushimin e saj të dytë në Bali, Indonezi. Kështu, bukuroshja Kim Kardashian ka postuar disa foto të hatashme në rrjetet shoqërore që binte shumë në sy. Bukuroshja 38 vjeçe si një uragan i vërtetë ka pozuar në një veshje të ngushtë me detaje gjarpri, e fotot ishin shpërndarë për 135 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.

Foto i kishte përcjellë me mbishkrimin: 'Sonte në “KUWTK”, ne kemi shkuar në Bali, por porsa jam kthyer javën e kaluar. Është një nga vendet më të bukura që kam qenë ndonjëherë. Ky është vendi më i qetë në botë”.

Kim ishte e përsosur para kamerës, duke ekspozuar dekoltenë, fustanin dhe pjesën e ngushtë të sipërme.

(Kosova Sot)