Dasmë në horizont, çifti i njohur shqiptar do martohet së shpejti

  • 23 April 2019 - 16:41
Dasmë në horizont, çifti i njohur shqiptar do martohet së shpejti

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja, Heidi Lushtaku, prej vitesh janë në një lidhje dashurie. Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku shpeshherë i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

Ndërkohë së fundmi, ata kanë shprehur dëshirën për ta kaluar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

E tashmë duket se një dasmë është në horizont, pasi edhe dyshja e la pohuar se së shpejto do të kurorëzojnë dashurinë në martesë.

Heidi dhe Robin kanë dhënë një intervistë për “revistawho.com”, ku kanë folur për romancën e tyre disavjeçare dhe për planet që kanë për karrierën dhe lidhjen e tyre.

“Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh. Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha”, ka pohuar Heidi

Lushtaku ka shtuar se qëllimi i tyre është që në një të ardhme të afërt të kenë një familje që gëzon shëndet të plotë dhe që është e lumtur.

(Kosova Sot)