Remzia takon shoqërinë e Maturës, pas 30 viteve

  • 24 April 2019 - 21:40
Remzia takon shoqërinë e Maturës, pas 30 viteve

Jo më kot thuhet se kjo jetë është e shkurtër, vitet kalojnë shpejt dhe vjen një ditë kur jeton me kujtimet e së kaluares, të merr malli për shumë gjëra që dikur ke përjetuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo i ka ndodhur këngëtares së mirënjohur shqiptare Remzie Osmani, e cila pas 30 viteve ka takuar shoqërinë e maturës, derisa përveç fotografive, ajo ka shkruar edhe shumë fjalë të bukura dhe sa mirë është ndjerë në mesin e tyre.

Image

"Takimi i shoqerise se matures mbas 30 viteve
Kenaqesi pafund,faleminderit dhe kujdestarit tone Ruzhdiut qe iu bashkangjit 3 dite rrjesht klases me te dalluar per tre dekada siq e tha vet,
Mora dhe nje dhurate nga shoqeria e klases duke e vleresuar dhe respektuat karrieren time artistike,ju jeni te vleresuar mga une miqt e mikeshat e mia gjate gjithe jetes time
Ju paqa!", ka shkruar këngëtarja.

Image

(Kosova Sot)