Festivali i bukurisë

  • 25 April 2019 - 08:33
Festivali i bukurisë

Rosie Huntington-Whiteley ia mësyn Australisë

Ajo është një modele dhe ambasadore e “bareMinerals” dhe kështu Rosie Huntington-Whiteley ia kishte mësyrë hiç më pak se Sidnejit, në Australi, për festivalin treditor që mbahet muajin e ardhshëm, për gjigantin e kozmetikës “Mecca Maxima” dhe festivalin e bukurisë “MECCALAND”.

Bukuroshja 32 vjeçe do të jetë në qendër të vëmendjes dhe në qendër të skenës për një demonstrim dhe një diskutim, si dhe do të takojë shumë nga adhuruesit e saj. Rosie do të jetë në shoqëri me artistin e grimit nga Hollivudi, Nikki DeRoest, më 17 maj te “Sydney's Eveleigh”.

Pas një demonstrimi dhe diskutimi, nëna e një fëmije do të niset për te “bareMinerals”, për t’u takuar me adhuruesit e saj.

(Kosova Sot)