Merr fund sherri, sot publikohet bashkëpunimi i Nora Istrefit me Irkenc Hykën

  • 25 April 2019 - 17:48
Merr fund sherri, sot publikohet bashkëpunimi i Nora Istrefit me Irkenc Hykën

Vitin e kaluar u përfol për një bashkëpunim mes dy këngëtarëve të njohur, Nora Istrefi dhe Irkenc Hyka. “Tymi i dashnis” quhej projekti për të cilin po punonin vjet artistët, por u publikua pa Norën.

Por mesa duket ky duet do të publikohet ditën e sotme, dhe do të jetë vetë, me audio dhe tekst në kanalin zyrtar në “Youtube” të Irkencit në orën 18:00.

Për mosmarrjen pjesë në këtë duet, në atë kohë, këngëtarja rrëfeu se nuk i shkonte me personalitetin, as zhanrin. Por kjo deklaratë ngjalli dyshime se mes tyre mund të ketë patur ndonjë sherr që ndikoi në anulimin e bashkëpunimit.

“Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem në këngë si mysafire dhe në video po ashtu por ishte diçka që nuk i flinte natyres sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë, provon dicka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. Se besoj që është krim (qesh)”, deklaroi Nora vitin e kaluar.

Ndërsa ditën e sotme të dy kanë njoftuar fansat nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, se ky duet do të publikohet sot dhe kënga do të titullohet “Tymi i dashnisë 2”

(Kosova Sot)